Amir Abdullahian: Bisedimet e Vjenës nuk janë ndërprerë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126600-amir_abdullahian_bisedimet_e_vjenës_nuk_janë_ndërprerë
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për Palestinën, tha se bisedimet në Vjenë nuk janë ndërprerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2022 14:46 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Bisedimet e Vjenës nuk janë ndërprerë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për Palestinën, tha se bisedimet në Vjenë nuk janë ndërprerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, në një intervistë me kanalin televiziv jemenas "Al-Masira", duke deklaruar mbështetjen e vazhdueshme e Iranit ndaj Palestinës, tha se bisedimet e Vjenës janë duke vazhduar.
Amir Abdulahjan deklaroi: “Bisedimet e Vjenës nuk janë ndërprerë, por ato po vazhdojnë në një proces tjetër për heqjen e sanksioneve të njëanshme të vendosura ndaj Iranit dhe ato po ndiqen përmes shkëmbimit të mesazheve me shkrim me amerikanët nëpërmjet përfaqësuesit të BE-së. Qëllimi ynë në këto bisedime është të arrijmë një marrëveshje të fortë dhe të qëndrueshme. Ne i kemi bërë thirrje palës amerikane që të ndjekë qëndrime reale. Heqja e sanksioneve në të gjitha fushat dhe marrja e garancive ekonomike janë ndër pikat më të rëndësishme në axhendën tonë të negociatave”.
Amir Abdulahjan vazhdoi: “Unë mendoj se pala amerikane i ka kuptuar mirë vijat e kuqe të Iranit. Ne vazhdojmë dialogun. Pasi të arrihet deri në pikën e marrëveshjes, përfaqësuesi ynë në negociata do të bëjë ndryshimet përfundimtare”.
Në një pjesë tjetër të intervistës së tij me kanalin televiziv jemenas Al-Masira, ministri i punëve të jashtme iranian shprehu mbështetjen e plotë të Teheranit për Palestinën dhe shtoi: "Republika Islamike e Iranit do të mbetet një mbështetëse popullit palestinez me qëllim të formimit të shtetit të unifikuar në të gjithë territorin historik të Palestinës me në kryeqytet Kudsin e shenjtë. Falja e namazit në Kuds është një premtim hyjnor dhe gjaku i dëshmorëve të rezistencës dhe popullit palestinez është sakrifikuar për të përmbushur këtë premtim hyjnor”.