Bisedë telefonike mes presidentëve të Iranit dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126620-bisedë_telefonike_mes_presidentëve_të_iranit_dhe_serbisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, vuri në dukje potencialet e ndryshme për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Teheran-Beograd, dhe theksoi përdorimin e kapaciteteve ekzistuese për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2022 15:58 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes presidentëve të Iranit dhe Serbisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë, vuri në dukje potencialet e ndryshme për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit Teheran-Beograd, dhe theksoi përdorimin e kapaciteteve ekzistuese për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë bisedë telefonike, duke thënë se zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Iranit dhe Serbisë do të krijojë një terren të mirë për përmirësimin e nivelit të ndërveprimit ndërkombëtar mes dy vendeve, deklaroi: "Ne mirëpresim një vizitë të presidentit të Serbisë në Teheran".
Sejed Ebrahim Ra'isi shprehu besimin se bisedimet dhe negociatat mes të dy palëve gjatë kësaj vizite, do të luajnë një rol me ndikim të madh në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë bisedë telefonike, presidenti i Serbisë ka uruar presidentin dhe popullin e Iranit me rastin e Fitër Bajramit dhe deklaroi: “Të dy vendet kanë kapacitete dhe hapësira të mëdha për bashkëpunim me njëri-tjetrin në nivelet më të larta”.
Më herët, liderët e dy vendeve, në një bisedë telefonike, duke iu referuar potencialeve të ndryshme për zhvillimin e bashkëpunimit Teheran-Beograd, theksuan përdorimin e kapaciteteve ekzistuese për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike dhe në fusha tregtare.
Irani dhe Serbia kanë potencial të mirë për të rritur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë bujqësinë, industrinë, miniera, ndërtim, energji, industrinë petrokimike, turizëm dhe kulturë.