Raisi: Irani kundërshton politikat ekspansioniste të NATO-s
(last modified Mon, 09 May 2022 07:23:02 GMT )
May 09, 2022 09:23 Europe/Tirane
  • Raisi: Irani kundërshton politikat ekspansioniste të NATO-s

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm polak Zbigniew Rau në Teheran, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi kundërshtimin e fortë të Iranit ndaj politikave ekspansioniste të NATO-s.

Sipas bazës së informacionit të presidencës, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, gjatë takimit, duke iu referuar konflikteve në Ukrainë, deklaroi: Republika Islamike e Iranit, në kundërshtim me konfliktin dhe luftën, deklaron kundërshtimin e saj të fortë ndaj politikave ekspansioniste të NATO-s. Gjatë takimit, Raisi iu referua edhe aftësive industriale dhe tregtare të dy vendeve dhe tha se Teherani dhe Varshava kanë kapacitete të ndryshme për të zgjeruar marrëdhëniet në të gjitha fushat. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nivelin aktual të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Teheranit dhe Varshavës nuk e konsideroi në përputhje me marrëdhëniet politike midis dy vendeve dhe shtoi: Ka kapacitete të ndryshme, përfshirë ato në fushën industriale dhe ekonomike në të dy vendet, të cilat duhet t'i shfrytezojme me përpjekje të përbashkëta për të zgjeruar ndërveprimet mes nesh. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit iu referua edhe vlerësimit të polakëve për mbështetjen e iranianëve ndaj refugjatëve të atij vendi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tha:  Sfondi i pasur historik dhe qytetërimi i Iranit dhe Polonisë mund të jetë një platformë e mirë për forcimin e ndërveprimeve shkencore dhe kulturore midis dy vendeve. Ministri i Jashtëm polak nga ana e tij tha se historia e marrëdhënieve midis Iranit dhe Polonisë daton në shekullin e 16-të, duke shtuar se të dy vendet kanë pasur marrëdhënie miqësore për gati pesë shekuj dhe një nga ngjarjet më të paharrueshme të marrëdhënieve midis dy vendeve është mikpritja e iranianëve për refugjatët polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zbigniew Rao gjithashtu vuri në dukje se të dy vendet kanë shumë të përbashkëta dhe tha: Populli i Iranit dhe Polonisë i kanë rezistuar ndërhyrjes së fuqive të mëdha dhe të huaja në punët e vendit të tyre. Ministri i Jashtëm polak më tej theksoi se niveli i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve nuk është i favorshëm dhe shtoi: Polonia dëshiron të ringjallë dhe të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Iranin në fushat tregtare, ekonomike, kulturore dhe shkencore. Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rao mbërriti në Teheran në krye të një delegacioni për t'u takuar me zyrtarë të Republikës Islamike të Iranit.

Tags