Hapet Panairi Ndërkombëtar i Librit në Teheran me praninë e Presidentit
Panairi i 33-të Ndërkombëtar i Librit në Teheran do të hapet sot në prani të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Sipas IRNA, ceremonia e hapjes së Panairit të 33-të Ndërkombëtar të Librit të Teheranit do të mbahet në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, në xhaminë Imam Khomeini(ra) në Teheran. Në ceremoninë e hapjes së panairit të 33-të të librit në Teheran, përveç Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, do të marrin pjesë edhe "Muhamed Mehdi Ismaili", ministër i Kulturës dhe Edukimit Islamik dhe "Jaser Ahmadvand", zëvendësministër i kulturës dhe drejtues i panairit ndërkombëtar të librit. Panairi i tridhjetë e tretë ndërkombëtar i librit në Teheran mbahet në dy seksione me pjesëmarrje fizike në sallën e lutjeve të xhamisë Imam Khomeini dhe virtuale nëpërmjet sistemit kompjuterik.