Irani dënon martirizimin e gazetares së Al-Jazeera nga sionistët
(last modified Wed, 11 May 2022 18:49:38 GMT )
May 11, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Irani dënon martirizimin e gazetares së Al-Jazeera nga sionistët

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh dënoi të mërkurën vrasjen e qëllimshme të gazetares së njohur të Al-Jazeera nga forcat sioniste në tokat e pushtuara.

Khatibzadeh ngushëlloi familjen e reporteres dëshmore, kanalin e lajmeve Al-Jazeera dhe të gjithë gazetarët e përkushtuar ndaj çështjes palestineze. Ai tha se ky akt kriminal është një shenjë e qartë e mosbindjes së këtij regjimi ndaj rolit dhe pozitës së mediave dhe gazetarëve pavarësisht pretendimeve të rreme të mediave sioniste. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se regjimi sionist ka frikë nga publikimi i realiteteve dhe madje përdor vrasjen e gazetarëve për të fshehur krimet e tij mizore. Zëdhënësi u bëri thirrje organeve të të drejtave të njeriut dhe organizatave ndërkombëtare të medias që të nisin hetime të pavarura për martirizimin e gazetares së Al-Jazeera.

 

Tags