Vazhdojnë bisedimet mes Enrique Mora Ali Bagheri Kani
Koordinatori evropian i negociatave të Vjenës vazhdon bisedimet me zëvendësministrin e punëve të jashtme të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Enrique Mora, koordinatorit evropian i negociatave të Vjenës, dhe Ali Bagheri Kanni, zëvendësministri i punëve të jashtme dhe kryenegociatori i Iranit, po vazhdojnë sot (e enjte) konsultimet e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit.
Kjo është vizita e dytë e Enrique Mora në Teheran në që nga muaji mars; gjegjësisht dy muaj pas fillimit të pauzës në bisedimet e Vjenë.
Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë, me fokus heqjen e sanksioneve mizore dhe të paligjshme kundër Iranit, i cili filloi më 8 shkurt në kryeqytetin austriak, hyri në një pauzë për herë të dytë më 11 mars.
Që nga fillimi i bisedimeve, qeveria amerikane është përpjekur vazhdimisht të akuzojë palët e tjera për ngadalësim dhe pengim të bisedimeve, në vend që të propozojë iniciativa praktike për avancimin e bisedimeve.
Republika Islamike e Iranit ka theksuar se, duke qenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë palë shkelëse e marrëveshjes bërthamore, është Uashingtoni ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes duke hequr sanksionet dhe zbatimi angazhimeve të SHBA-së duhet të verifikohet.