Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mirëpret zyrtarisht emirin e Katarit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot në Teheran gjatë një ceremonie zyrtare mirëpriti emirin e Katarit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, sot gjatë një ceremonie zyrtare në kompleksin "Saadabad" në Teheran, mirëpriti emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani.
Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, mbërriti sot (e enjte) në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë politik dhe ekonomik për t'u takuar me zyrtarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit.
Emiri i Katarit ka udhëtuar drejt Teheranit me ftesë zyrtare të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Bisedimet dypalëshe mes presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe emirit të Katarit, bisedimet ndërmjet delegacioneve të larta të dy vendeve dhe pjesëmarrja në një konferencë të përbashkët shtypi janë ndër programet e vizitës njëditore së emirit të Katarit në Teheran.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit udhëtoi në Doha në shkurt 2022, me ftesë zyrtare të emirit të Katarit dhe për të marrë pjesë në samitin e vendeve eksportuese të gazit, dhe gjatë kësaj vizite u nënshkruan 14 dokumente bashkëpunimi midis Iranit dhe Katarit nga zyrtarët e të dy vendeve.
Zgjerimi i marrëdhënieve me fqinjët dhe vendet e rajonit dhe miqtë është shpallur prioriteti kryesor i politikës së jashtme të qeverisë iraniane.
Për shkak të pozitës gjeografike, Irani ka 15 vende në fqinjësi, dhe aktivizimi i të gjitha kapaciteteve ekonomike, tregtare, industriale, kulturore dhe turistike në marrëdhëniet me fqinjët dhe vendet e rajonit, çon në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe realizimin e paqes dhe sigurisë rajonale.
Katari është një nga vendet me prioritet të lartë në politikën e jashtme të Iranit dhe një vështrim mbi historikun e marrëdhënieve të tyre tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë të thella dhe në rritje.
Vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Katar (21 shkurt 2022), e cila u zhvillua në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe, ishte vizita e parë presidentit iranian në vendet arabe të Gjirit Persik, gjë që tregon e rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.