Shënohet dita e përkujtimit të Ferdosit; ruajtësit të identitetit dhe gjuhës persiane
25 Ordibeheshti në kalendarin iranian që përkon me 15 maj, është regjistruar me emrin dita e përkujtimit të Hakim Abolkasem Ferdosi, eposit më të madh të Iranit dhe botës.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Abolkasem Hassan, i biri i Ali Tusi i njohur me epitetin Ferdosi, lindi në vitin 329 hixhri kameri në fshatin Bazh të qytetit historik Tus në provincën Khorasan Razavi dhe njihet si oratori dhe poeti persian më i rëndësishëm dhe më i madh.
Fama botërore e Ferdosit është për shkak të krijimit të veprës së tij "Shahname", të cilën ky poet i famshëm iranian filloi ta krijojë që në moshë të re dhe për të shkruar Shahnamen ai i ka kushtuar 30 vjet të jetës së tij.
Kjo vepër e pavdekshme e Ferdosit, e cila është një nga veprat më të mira epike në botë me rreth pesëdhjetë mijë vargje, është përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.
Me padyshim, poeti i njohur iranian Abolkasem Ferdosi është një nga rojet e çmuara të gjuhës persiane që vepra e shkëlqyer e këtij poeti epik iranian “Shahname”, ka pasur një rëndësi të pamohueshme në ruajtjen e gjuhës persiane dhe identitetit iranian.