Shënohet dita e përkujtimit të Ferdosit; ruajtësit të identitetit dhe gjuhës persiane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127204-shënohet_dita_e_përkujtimit_të_ferdosit_ruajtësit_të_identitetit_dhe_gjuhës_persiane
25 Ordibeheshti në kalendarin iranian që përkon me 15 maj, është regjistruar me emrin dita e përkujtimit të Hakim Abolkasem Ferdosi, eposit më të madh të Iranit dhe botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2022 10:24 Europe/Tirane
  • Shënohet dita e përkujtimit të Ferdosit; ruajtësit të identitetit dhe gjuhës persiane

25 Ordibeheshti në kalendarin iranian që përkon me 15 maj, është regjistruar me emrin dita e përkujtimit të Hakim Abolkasem Ferdosi, eposit më të madh të Iranit dhe botës.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Abolkasem Hassan, i biri i Ali Tusi i njohur me epitetin Ferdosi, lindi në vitin 329 hixhri kameri në fshatin Bazh të qytetit historik Tus në provincën Khorasan Razavi dhe njihet si oratori dhe poeti persian më i rëndësishëm dhe më i madh.

Fama botërore e Ferdosit është për shkak të krijimit të veprës së tij "Shahname", të cilën ky poet i famshëm iranian filloi ta krijojë që në moshë të re dhe për të shkruar Shahnamen ai i ka kushtuar 30 vjet të jetës së tij.

Kjo vepër e pavdekshme e Ferdosit, e cila është një nga veprat më të mira epike në botë me rreth pesëdhjetë mijë vargje, është përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.

Me padyshim, poeti i njohur iranian Abolkasem Ferdosi është një nga rojet e çmuara të gjuhës persiane që vepra e shkëlqyer e këtij poeti epik iranian “Shahname”, ka pasur një rëndësi të pamohueshme në ruajtjen e gjuhës persiane dhe identitetit iranian.