Raisi: Marrëdhëniet konstruktive midis fqinjëve forcojnë sigurinë rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127428-raisi_marrëdhëniet_konstruktive_midis_fqinjëve_forcojnë_sigurinë_rajonale
Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi deklaroi se faktori më i rëndësishëm që mund të forcojë sigurinë rajonale është ekzistenca e marrëdhënieve konstruktive midis vendeve fqinje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2022 15:43 Europe/Tirane
  • Raisi: Marrëdhëniet konstruktive midis fqinjëve forcojnë sigurinë rajonale

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi deklaroi se faktori më i rëndësishëm që mund të forcojë sigurinë rajonale është ekzistenca e marrëdhënieve konstruktive midis vendeve fqinje.

Raisi i bëri komentet në një takim të enjten me zëvendëskryeministrin e parë të Azerbajxhanit Shahin Abdulla Oghlu Mustafayev në Teheran. Gjatë takimit, Raisi theksoi "qëndrimin parimor" të Iranit për mbështetjen e unitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve, përfshirë Republikën fqinje të Azerbajxhanit. "Ekzistenca e marrëdhënieve konstruktive mbi bazën e interesave të ndërsjella midis vendeve fqinje, përfshirë Iranin dhe Azerbajxhanin, është faktori më efektiv në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë rajonale", tha presidenti iranian. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist nuk janë dashamirës ndaj vendeve të rajonit dhe kombeve të tjera në mbarë botën. “Irani dhe Azerbajxhani janë më shumë se fqinjë pasi ndajnë të njëjtën fe dhe të njëjtën kulturë… Asnjë faktor nuk duhet të lejohet të dëmtojë marrëdhëniet miqësore të dy vendeve”, tha shefi ekzekutiv i Iranit. Mustafajev, nga ana e tij, theksoi se Republika e Azerbajxhanit po ndjek me këmbëngulje zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve. Zyrtari azerbajxhanas shtoi se janë duke u hartuar plane të reja për zbatimin e projekteve të reja hekurudhore, rrugore dhe tranzite me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy fqinjëve. Marrëdhëniet midis Iranit dhe Azerbajxhanit, tha ai, kanë përparuar dhe janë zhvilluar në të gjithë sektorët.