Volejboll, Pejkani i Iranit kampion i Azisë
May 20, 2022 20:18 Europe/Tirane
Skuadra e Pejkanit fitoi kampionatin aziatik të volejbollit për meshkuj në pjesëmarrjen e dymbëdhjetë në këtë event.
Ndeshja finale e Kampionatit Aziatik të Volejbollit për Klube 2022 u zhvillua të premten mbrëma në sallonin 12 mijë vendesh Azadi në Teheran dhe ekipi i Pejkanit fitoi këtë turne të rëndësishëm për herë të tetë si dhe u kualifikua në Kampionatin Botëror të Klubeve. Në ndeshjen finale garuan skuadrat e Pejkan të Teheranit dhe Santurit të Japonisë dhe ekipi iranian fitoi me rezultatin 3-2 duke u shpallur fitues i Ligës së Kampionëve të Azisë.
Tags