Irani dhe India bëjnë thirrje për forcimin e lidhjeve dypalëshe
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe homologu i tij indian Subrahmanyam Jaishankar në një bisedë telefonike të premten diskutuan lidhjet dypalëshe Iran-Indi dhe disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
Duke iu referuar marrëdhënieve pozitive mes Teheranit dhe Nju Delhit, Amir-Abdollahian tha se Republika Islamike e Iranit i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Indinë. Ai e cilësoi bashkëpunimin Iran-Indi në drejtim të zhvillimit të gjithanshëm dhe konsultimet e tyre për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si tregues të rritjes së marrëdhënieve. Jaishankar, nga ana e tij, iu referua nivelit të mirë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet dypalëshe do të zhvillohen në fusha të ndryshme. Ai e ftoi homologun e tij iranian të udhëtojë në Indi për një takim dhe konsultim të ngushtë me zyrtarë të rangut të lartë të vendit të tij.