Fëmijët iranianë shkëlqejnë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore
Fëmijët iranianë kanë shkëlqyer me veprat e tyre në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore "Louis François".
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se tetë anëtarë të Qendrës Iraniane për Zhvillimin Intelektual të Fëmijëve dhe Adoleshentëve fituan "Çmimin e Tretë të Nderit", "Medaljen e Nderit" dhe "Diplomën e Nderit" me veprat e tyre në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore "Louis François" në Francë.
Qendra Iraniane për Zhvillimin Intelektual të Fëmijëve dhe Adoleshentëve mori pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore "Louis François" në Francë duke paraqitur 118 vepra artistike të anëtarëve të saj.
Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore "Louis François" në Francë u mbajt në vitin 2021 me temën "Udhëtimi: Një ëndërr e mirë ose një ëndërr e keqe".