Përfundon riparimi i avionit luftarak F-14 nga ekspertët iranianë
Avioni luftarak F-14 u riparua duke u bazuar në aftësitë e specialistëve dhe ekspertëve të forcave ajrore iraniane të qendrave me bazë shkencore të Iranit dhe fluturoi mbi qiellin e Iranit.
Agjencia e Lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Hamid Vahedi, komandanti i forcave ajrore të Iranit, duke thënë se avioni luftarak F-14 u riparua pasi ishte në defekt për 18 vite në bazën e 8-të sulmuese "Shehid Babai" në Esfahan, deklaroi: "Armiqtë tanë kurrë nuk mendonin se Irani do të jetë në gjendje ta riparojë dhe ta fusë në përdorim këtë lloj të avionit, riparimi dhe mirëmbajtja e të cilit është një punë shumë e ndërlikuar".
Gjeneral Hamid Vahedi shtoi se ky avion luftarak është riparuar gjatë një procesi të vështirë që mori tre vite kohë dhe me punë të ndërlikuar.
Komandanti i forcave ajrore të Iranit deklaroi se avioni luftarak F-14 tani është kthyer në kategorinë operacionale dhe do të rrisë kapacitetin luftarak dhe mbrojtës të Iranit.
Gjeneral Amir Vahedi duke vënë në dukje faktin se mijëra pjesë mekanike të këtij avioni luftarak janë zëvendësuar apo riparuar gjatë këtij procesi, deklaroi se të gjitha fazat e riparimit të këtij avioni luftarak dhe riparimi ose prodhimi i pjesëve të ndryshme janë kryer nga specialistët iranianë.