Raisi: Hakmarrja për gjakun e dëshmorit Sajed Khodaei është e padiskutueshme
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke uruar dhe ngushëlluar për martirizimin e Sejed Khodaei, i tha familjes së tij dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike se hakmarrja për gjakun e Sejed Khodaei, është e pashmangshme.
Mbrojtësi i faltores së Gardës Revolucionare, kolonel Sejed Khodaei, u sulmua dhe u martirizua të dielën në një krim terrorist të kryer nga elementë që janë kundër revolucionit dhe elementë të lidhur me arrogancën globale. Sipas bazës së informacionit së presidencës; Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, të hënën përpara se të nisej nga Teherani për në Maskat, duke iu referuar vrasjes së dëshmorit Sejed Khodaei, tha se ndjekja e këtij incidenti do të vërtetonte se padyshim që pas kësaj qëndron dora e arrogancës globale. Raisi shtoi se ata që humbën në shesh përballë forcave që mbrojnë hapësirën e faltores së shenjtë në këtë mënyrë po tregojnë dëshpërimin e tyre. Duke iu referuar vizitës së tij në Oman, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu tha se kjo vizitë bëhet me ftesë zyrtare të Haitham bin Tarik, sulltanit të Omanit. Duke thënë se niveli aktual i marrëdhënieve mes Iranit dhe Omanit nuk është në nivelin e duhur për të dy vendet, Raisi tha se vendimi dhe vullneti i të dy vendeve është të përmirësojnë nivelin e marrëdhënieve në fushën e tregtisë, transportit, energjisë dhe veçanërisht shëndetësisë dhe turizmin. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se Teherani dhe Maskati aktualisht kanë bashkëpunim konstruktiv në fusha të ndryshme, sqaroi se një pikë domethënëse në rajon është se dialogu dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit krijon siguri dhe eliminon praninë e forcave të huaja të cilat nuk ofrojnë aspak siguri për rajon dhe madje mund të kërcënojë sigurinë e rajonit.