Mbajtja e raundit të tretë të bisedimeve politike Iran-Itali në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127674-mbajtja_e_raundit_të_tretë_të_bisedimeve_politike_iran_itali_në_teheran
Raundi i tretë i bisedimeve politike ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës Italiane u mbajt të martën në Teheran, i kryesuar nga Ali Bagheri, zëvendësministër politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ettore Francesco Sequi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të jashtme të Italisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 25, 2022 09:05 Europe/Tirane
  • Mbajtja e raundit të tretë të bisedimeve politike Iran-Itali në Teheran

Raundi i tretë i bisedimeve politike ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës Italiane u mbajt të martën në Teheran, i kryesuar nga Ali Bagheri, zëvendësministër politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ettore Francesco Sequi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të jashtme të Italisë.

Sipas IRNA-së, në këtë takim, Bagheri duke iu referuar lidhjeve historike dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, u shpreh: Historia e marrëdhënieve Iran-Evropë gjatë dekadave të fundit tregon se përpjekjet e Evropës për të arritur një nivel të pranueshëm stabiliteti në marrëdhënie janë thelbësore. Zëvendësministri i Jashtëm politik i Iranit tha se stabiliteti dhe siguria e ardhshme e botës nuk kalon përmes unilateralizmit dhe militarizmit. Kushtet dhe kërcënimet ndërkombëtare, i bëjnë të nevojshme ndjekjen e konsultimeve dhe lëvizjen drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm midis Iranit dhe Evropës. Duke iu referuar fushave të përbashkëta të konsultimit dhe bashkëpunimit për çështjet rajonale, Bagheri bëri thirrje për veprime praktike për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe Jemen dhe tha: Mësimi më strategjik në historinë e rajonit tonë gjatë njëzet viteve të fundit është prania dhe performanca e perëndimorëve dhe NATO-s në Afganistan. Kjo në vetvete nënkupton që stabiliteti dhe siguria e ardhshme e botës nuk shkon përtej rrugës së unilateralizmit dhe militarizmit që del prej tij. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane, Ettore Francesco Sequi, gjithashtu u shpreh i kënaqur për vizitën në Teheran, duke shprehur interesimin e Romës për zgjerimin e bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit. Ai anashkalimin e komponentit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik nuk e konsideroi në përputhje me interesat kombëtare të dy vendeve dhe theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane vlerësoi veprimet humanitare të Republikës Islamike të Iranit, duke përfshirë pritjen e refugjatëve afganë dhe shprehu shpresën se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë në Afganistan.