Bagheri Kani: Bashkëpunimi afatgjatë forcon lidhjet rajonale
Zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë një takimi me zëvendësministrin e punëve jashtme të Uzbekistanit, theksoi rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar se bashkëpunimi afatgjatë ka forcuar dhe mbështetur lidhjet rajonale.
Zëvendësministri i punëve të jashtme të Uzbekistanit, Farkhat Sedikov ka udhëtuar në Teheran për të marrë pjesë në një takim të zëvendësministrave të punëve të jashtme të organizatës për bashkëpunim ekonomik ECO që përbëhet nga Afganistani, Azerbajxhani, Republika Islamike e Iranit, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Takimi i zëvendësministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të ECO-së u mbajt të hënën në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Bagheri Kani, zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë një takimi me zëvendësministrin e jashtëm uzbek, Farkat Sedikov në Teheran, vuri në dukje seriozitetin e vullnetit të të dy palëve për të zhvilluar marrëdhëniet midis dy vendeve në të gjitha fushat, ndërsa tha: "Përsëri, ne duhet të përshpejtojmë proceset administrative në këtë drejtim".
Ali Bagheri Kani shtoi: "Për të forcuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe për të siguruar interesat e Iranit dhe Uzbekistanit në luftën kundër terrorizmit, luftën kundër trafikut të drogës dhe çështjet e sigurisë së përbashkët në rajon, duhet të kemi një bashkëpunim intensiv, koherent dhe më të madh".
Duke iu referuar zhvillimeve dhe situatës aktuale në Afganistan, zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit theksoi gjithashtu se në çdo situatë, vendet nuk duhet ta injorojnë situatën e popullit afgan.
Bagheri nuk e cilësoi stabilitetin e fqinjëve të Afganistanit si diçka të ndarë nga vendosja e paqes dhe qetësisë në Afganistan dhe e përshkroi bashkëpunimin afatgjatë mes vendeve rajonale, forcim dhe ruajtje të lidhjeve rajonale.
Zëvendësministri i punëve të jashtme të Uzbekistanit, Farkat Sedikov gjithashtu theksoi interesimin e vendit të tij për zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin, veçanërisht në fushën e transportit, tregtisë dhe përdorimit të portit Chabahar të Iranit për të lehtësuar dhe rritur eksportet dhe importet reciproke, ndërsa shtoi: "Rrugët tradicionale dhe të mëparshme nuk i plotësojnë nevojat në fushën e sigurisë ushqimore, prandaj është të nevojshme për të gjetur rrugë alternative".