Irani prezanton raketën Cuise dhe dronin Haidar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127820-irani_prezanton_raketën_cuise_dhe_dronin_haidar
Dy arritje më të reja të forcave të armatosura iraniane të quajtura droni dhe raketa e Cruise Haidar u zbuluan sot (e shtunë) gjatë një ceremonie në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantëve të lartë të Ushtrisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 28, 2022 15:36 Europe/Tirane
  • Irani prezanton raketën Cuise dhe dronin Haidar

Dy arritje më të reja të forcave të armatosura iraniane të quajtura droni dhe raketa e Cruise Haidar u zbuluan sot (e shtunë) gjatë një ceremonie në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantëve të lartë të Ushtrisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjatë vizitës së gjeneral-major Muhamed Bagheri, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, në bazën strategjike 313 të dronëve të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, për herë të parë u prezantuan dy arritje të reja.

Arritja e parë është raketa Cruise me emrin "Haidar 1", e cila mund të bartet edhe nga droni i llojit "Kaman-22" të forcave ajrore të Iranit.

Sipas informacioneve të njoftuara, kjo raketë ka një rreze veprimi prej 200 kilometrash dhe shpejtësia e saj në momentin e goditjes së objektivit është 1000 kilometra në orë.

Raketa Cruise "Haidar" është raketa e parë Cruise iraniane me kapacitet për të goditur nga dronët.

Arritja e dytë është droni Cruise "Haider-2", i cili është një dron që ngarkohet në helikopter.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit ka vizituar sot (e shtunë) bazën nëntokësore të dronëve të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Gjatë vizitës, gjeneralmajor Muhamed Bagheri, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, u njoh me kapacitetet më të fundit të arritura në fushën e prodhimit të dronëve të ndryshëm ushtarakë, sulmues dhe me rreze të gjatë veprimi të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Me funksionimin e kësaj baze sekrete, e cila u projektua dhe u ndërtua në një thellësi prej qindra metrash, Republika Islamike e Iranit është kthyer në fuqinë më të lartë të dronëve në rajon.

Republika Islamike e Iranit është tashmë një nga vendet e pakta në botë që ka një tendencë në rritje në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e llojeve të ndryshme të dronëve.