Përgjigja e Iranit ndaj Greqisë dhe boshtit SHBA-Izrael
(last modified Sat, 28 May 2022 18:59:08 GMT )
May 28, 2022 20:59 Europe/Tirane
  • Përgjigja e Iranit ndaj Greqisë dhe boshtit SHBA-Izrael

Pasi devijoi në prill një ngarkesë prej 115,000 fuçi nafte iraniane të ngarkuar në bordin e cisternës Lena, e cila po lundronte nën flamurin e Iranit dhe ishte rrugës për në portin Baniyas në Siri, më 25 maj, një tjetër cisternë iraniane u sekuestrua pranë portit grek të Karystos në detin Egje, dhe nafta e saj u grabit nga amerikanët, të cilët me paturpësi, e konsiderojnë si të drejtë këtë pirateri të turpshme detare, duke përsëritur skenarin e vitit 2019.

Në atë vit, Britania u përpoq të mbillte erën duke sekuestruar cisternën iraniane "Grace 1" për të korrur stuhinë e kapjes së cisternës britanike "Steno Impero" nga forcat iraniane. Duket se po krijohet një front luftarak detar kundër Rezistencës në mes të Mesdheut Lindor, një front ku NATO-s i kërkohet të kamuflojë aksin SHBA-Izrael. Në Iran, pak para sulmit nga njësitë komando detare të IRGC-së me helikopterë kundër dy cisternave greke të naftës, përkatësisht "Prudent Warrior" dhe "Delta Poseidon", iranianët ishin shumë të vetëdijshëm se këtë herë urdhrat e SHBA-së nuk ranë mbi Britaninë e Madhe apo ndonjë anëtar tjetër të NATO-s, por natyrisht Greqinë, e konvertuar në një bazë të pasme të forcave ajrore sioniste që nga nënshkrimi në maj 2021 i një marrëveshjeje ushtarake me vlerë 1.65 miliardë dollarë me regjimin sionist. Dhe pastaj Greqia, një shtet fantazmë që nga falimentimi financiar i vitit 2008, i copëtuar në një mijë e një pjesë nga mbështetësit e saj, nuk u bë vetëm një bazë ajrore sioniste, por edhe një bazë detare shumë e vlerësuar e Flotës së Pestë të SHBA. E gjithë kjo ka bërë që përgjigja iraniane ndaj aktit të piraterisë detare në komandën e Athinës dhe indiferenca e kësaj të fundit ndaj paralajmërimeve të Iranit, ndëshkohen dyfish. Përsa i përket afro 115 mijë fuçive naftë të rrëmbyer nga Greqia dhe SHBA, IRGC, në deklaratën e saj për shtyp tha se sekuestroi jo 115,000 por 1.8 milionë fuçi, pra 10 herë më shumë se ngarkesa e devijuar nga Greqia. Cili është kuptimi i këtij "çekuilibri " që është i pari nga një Iran shumë "reciprok" në përgjigjet e tij? Irani është gati të përcaktojë një rregull të ri angazhimi dhe rrjedhimisht një ekuacion parandalues ​​krejtësisht të paprecedentë, në këto ditë të një krize serioze energjetike dhe një prirje të sanksionuesve në pushtet në Uashington për të prishur rrjedhën e lirë të energjisë. Si rrjedhim, Irani, Rusia ose Venezuela si prodhues dhe Kina si konsumatore, mund të kthehen shumë shpejt në një konfrontim ushtarak me SHBA-të. Ky është shkaku që Flota e Pestë nuk guxoi të ngrejë as gishtin e vogël kur “Prudent Warrior” dhe “Delta Poseidon” ranë këtë të premte në duart e komandove detare të IRGC. Uashingtoni, por edhe Athina tashmë duken se janë penduar për këtë zgjedhje. Sepse në Detin e Kuq ekziston një fuqi balistike e madhe si Ansarallah, për raketat dhe dronët e të cilit, bazat ilegale të SHBA-së në Jemen apo edhe në Somali apo Xhibuti nuk janë asgjë më shumë se pre e lehtë ashtu si anijet luftarake amerikane që kalojnë tranzit nga ngushtica e Bab el-Mandeb. Kujtojmë se në lojë është edhe Izraeli dhe "rezervat e tij të gazit në det të hapur" në Mesdheun lindor, rezerva të cilat janë disa blloqe larg Libanit ku është një Hezbollah që po vdes për të luftuar me Tel Avivin, një Hezbollah që, sipas burimeve izraelite, është pajisur me raketën Hoveizeh, një KH 55 e frikshme e iranizuar, rrezja e së cilës mund të arrijë 3000 km Pra është e mundur që Hezbollahu të mos kënaqet vetëm me Izraelin, por ai dhe aleatët e tij brenda boshtit të Rezistencës të shikojnë, nëse është e nevojshme, ato baza detare mesdhetare "izraelite" diku në Qipro apo në Greqi.

 

Tags