Presidenti i Taxhikistanit arriti për vizitë në Teheran
Presidenti i Taxhikistanit Emamali Rahman mbërriti në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë politik dhe ekonomik.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti i Taxhikistanit Emamali Rahman u prit në aeroportin Mehrabad të Teheranit nga ministri i energjisë së Iranit, Ali Akbar Mehrabjan.
Ceremonia e solemne e mirëpritjes, bisedimet dypalëshe mes dy presidentëve dhe negociatat ndërmjet delegacioneve të dy vendeve, nënshkrimi i disa dokumenteve të bashkëpunimit në fushën ekonomike, shkencore, politike dhe kulturore, si dhe një konferencë për shtyp nga presidentët e Iranit dhe Taxhikistanit; përbëjnë axhenden e vizitës dyditore të Imamali Rahman në Teheran.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi bëri vizitën e tij të parë jashtë vendit si president i Iranit në shtator të vitit 2021 në Dushanbe me ftesë të presidentit të Taxhikistanit, gjatë së cilës u nënshkruan tetë dokumente bashkëpunimi midis Iranit dhe Taxhikistanit nga zyrtarët e dy shteteve.
Republika Islamike e Iranit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar në forcimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të Taxhikistanit dhe nuk ka kufizime në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Republikën e Taxhikistanit.
Irani ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e shtetit të Taxhikistanit dhe ishte vendi i par që themeloi një ambasadë në Dushanbe.
Asnjë vend nuk ka lidhje dhe marrëdhënie aq të ngushta me Taxhikistanin sa Republika Islamike e Iranit, për shkak të të afërsisë racore, historike, kulturore, fetare dhe gjuhësore të dy vendeve. Taxhikistani gjithashtu ka një pozitë të lartë në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit i ka cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si "marrëdhënie farefisnore".