Përkujtimi i përvjetorit të vdekjes së Imam Khomeinit(ra) në Romë
(last modified Mon, 30 May 2022 10:56:08 GMT )
May 30, 2022 12:56 Europe/Tirane
  • Përkujtimi i përvjetorit të vdekjes së Imam Khomeinit(ra) në Romë

Një ceremoni për të përkujtuar 33 vjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit(ra) u mbajt në Qendrën Shiite Italiane në Romë në prani të drejtorit të seminareve të të gjithë Iranit.

Sipas Iran Press; Ajetollah Alireza A'rafi, drejtor i seminareve të Iranit, në ceremoninë e rastit foli për themeluesin e Republikës Islamike të Iranit. Ceremonia u mbajt të dielën në Shoqatën Islamike Imam Mehdiu në prani të një grupi muslimanësh dhe të interesuarve për Islamin dhe Revolucioni Islamik. Drejtori i seminareve të Iranit tha: Imam Khomeini(ra) është një nga figurat më të rëndësishme në botën bashkëkohore dhe ai ishte ringjallësi i të menduarit shpirtëror, moral dhe besimtar në botën bashkëkohore. Ajetollah A'rafi deklaroi se Imam Khomeini (ra) kishte një rol në ringjalljen e të gjitha feve dhe shtoi: Shumë analistë shpallën fundin e epokës së fesë dhe spiritualitetit para lëvizjes së Imam Khomeinit, por ai ngriti një flamur të ri në botë. Ajetullah “Alireza A'rafi”, drejtor i seminareve në mbarë Iranin, ka udhëtuar në Itali dhe Vatikan me ftesë të qendrave shkencore dhe figurave fetare. Drejtori i seminareve anembanë Iranit gjatë udhëtimit të tij në Itali është planifikuar të takohet me një numër zyrtarësh të lartë.