Përfaqësuesit e feve hyjnore kryejnë homazhe për Imam Khomeinin
(last modified Mon, 30 May 2022 18:53:36 GMT )
May 30, 2022 20:53 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesit e feve hyjnore kryejnë homazhe për Imam Khomeinin

Në prag të përvjetorit të vdekjes së Imam Khomeinit (ra), përfaqësuesit e feve hyjnore morën pjesë në një ceremoni përkujtimore faltoren e shenjtë të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit për të nderuar pozitën dhe veprën e tij madhështore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në këtë ceremoni, përfaqësuesit e feve hyjnore, përfshirë hebrenjtë, zoroastrianët, asirianët dhe ortodoksit armenë, ripërtërinë besnikërinë e tyre ndaj idealeve të Imam Khomeinit. Një tjetër program i ceremonisë ishte edhe recitimi i lutjeve para faltores së shenjtë të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit nga besimtarët Zoroastrianë në emër të besimtarëve të feve të tjerë. 14 Kordadi 1401 (4 qershor 2022) është përvjetori i vdekjes së Imam Khomeinit, themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit. 33 vjet më parë në një ditë të tillë, Ruhollah Musavi Khomeini, udhëheqësi i madh i Revolucionit Islamik, ndërroi jetë pas 87 vitesh punë të palodhur dhe jetë të begatë.