Raisi dhe Putin diskutojnë çështje rajonale dhe ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128428-raisi_dhe_putin_diskutojnë_çështje_rajonale_dhe_ndërkombëtare
Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe homologu i tij rus Vladimir Putin diskutuan të mërkurën nevojën për të vazhduar përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje në Vjenë për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Raisi dhe Putin diskutojnë çështje rajonale dhe ndërkombëtare

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe homologu i tij rus Vladimir Putin diskutuan të mërkurën nevojën për të vazhduar përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje në Vjenë për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Të dy liderët në një bisedë telefonike diskutuan një sërë çështjesh dypalëshe, rajonale dhe globale dhe riafirmuan angazhimin e tyre për të rritur lidhjet. Ata nënvizuan nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila ratifikon marrëveshjen, nga të gjithë nënshkruesit origjinalë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: “Bashkëpunimi dhe koordinimi i vendeve të pavarura për të siguruar interesat kolektive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar do të neutralizojë presionet dhe lëvizjet e aktorëve të tjerë ndërkombëtarë”. Duke shprehur shpresën për përfundimin sa më shpejt të konfliktit në Ukrainë, ai theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje diplomatike të krizës aktuale dhe tha: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme të përdorë kapacitetin e saj për të ndihmuar në zgjidhjen diplomatike të luftë." Duke biseduar për bashkëpunimin dypalësh, të dyja palët kërkuan forcimin e lidhjeve të ndërsjella, duke përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën tregtare dhe ekonomike. Përveç diskutimit të çështjeve që lidhen me stabilitetin dhe sigurinë rajonale, ata theksuan nevojën për të punuar më shumë në kuadrin e procesit të paqes në Astana për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të Sirisë.