Presidenti iranian pret zyrtarisht presidentin e Venezuelës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot në Teheran organizoi ceremoninë e pritjes zyrtare të homologut të tij të Venezuelës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sot (e shtunë) Sejed Ebrahim Ra'isi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një ceremonie zyrtare, priti në Teheran Nikolas Maduro, presidentin e Republikës së Venezuelës.
Nikolas Maduro pas përfundimit të vizitës së tij dy-ditore në Turqi, dje në krye të një delegacioni të nivelit të lartë arriti në Iran.
Vizita e presidentit të Venezuelës në Iran zhvillohet me ftesë zyrtare të presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe sipas njoftimit të zyrës për marrëdhënie publike të Institucionit Presidencial të Iranit, kjo vizitë është dyditor.
Takimet dhe bisedimet me presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe mbajtja e një takimi të përbashkët të delegacioneve të nivelit të lartë të dy vendeve janë ndër planet e vizitës së presidentit venezuelian në Teheran.
Presidenti i Venezuelës tha në intervistën e tij të parë me rrjetin iranian në gjuhën spanjolle (HispanTv) të premten mbrëma se në një takim me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, do të diskutohen planet dhe strategjitë për 20 vitet e ardhshme në kuadër të një plani për bashkëpunim mes të dy vendeve.