Teherani dhe Karakasit nënshkruajnë një dokument për bashkëpunim strategjik 20-vjeçar
(last modified Sat, 11 Jun 2022 12:22:13 GMT )
Qershor 11, 2022 14:22 Europe/Tirane

Autoritetet e larta të Iranit dhe Venezuelës kanë nënshkruar një dokument për bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik 20-vjeçar mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se dokumentet e bashkëpunimit mes Iranit dhe Venezuelës në fushën e politikës, kulturës, ekonomisë, naftës dhe petrokimisë, turizmit, si dhe dokumenti 20-vjeçar gjithëpërfshirës strategjik u nënshkruan mëngjesin e kësaj të shtune në prani të presidentëve të Irani dhe Venezuela.

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mbërriti në Teheran të premten dhe u takua me presidentin iranian Sejed Ebrahim Ra'isi sot pas një pritjeje zyrtare në Pallatin Saadabad.

* Ka një imazh.