Rritja e tregtisë së rajonit Gilan me Rusinë
Kreu i Dhomës së Tregtisë së provincës Gilan në veri të Iranit njoftoi një rritje të tregtisë së rajonit me Rusinë.
Gjatë vizitës së delegacionit tregtar rus në Gilan dhe takimit me kryetarin e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Iran-Rusi, u shqyrtuan mënyrat e thellimit dhe zgjerimit të shkëmbimeve tregtare të Gilanit me Rusinë. Kjo është vizita e parë e një delegacioni tregtar rus në Iran pas epokës së Koronës. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Hadi Tizhoosh Taban", kreu i Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Iran-Rusi, gjatë një takimi me delegacionin rus të biznesit në qytetin Rasht, duke numëruar kapacitetet tokësore, detare dhe hekurudhore, si dhe kapacitetet e tjera të Gilanit si produktet e prodhimit industrial dhe bujqësor tha: Provinca e Gilanit, me produktet e saj strategjike si orizi, çaji, ullinjtë, lajthitë, kikirikët, shpendët, peshku dhe produktet e bulmetit, ka një rol efektiv në eksportin e këtyre produkteve dhe dërgimin e disa produkteve drejt Rusisë. Kreu i delegacionit tregtar rus Nick Ki Tina, marrëdhëniet midis Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë iu ka cilësuar të mira dhe miqësore. Për fat të mirë, vëllimi i shkëmbimeve tregtare është në rritje dhe për shkak të kapaciteteve të mira prodhuese të Gilanit, Rusia dëshiron të rrisë shkëmbimet tregtare dhe eksportin e produkteve të Gilanit në Rusi.