Amir Abdulahjan: Republika Islamike e Iranit qëndron fuqishëm kundër kërkesave arrogante
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Sa herë që pala përball Republikës Islamike të Iranit paraqet kërkesa arrogante në negociatat bërthamore, ne përdorim mjetet dhe fuqinë e vendit në mënyrë që pala tjetër të dijë se interesat dhe mirëqenia e popullit iranian janë prioritet”.
Pas miratimit të rezolutës së propozuar nga Amerika dhe tre shtetet evropiane në Këshillin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi ndërprerjen e funksionimit të kamerave të vëzhgimit on-line të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran.
Agjencia e Energjisë Atomike e Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit ka pasur bashkëpunim të gjerë deri më tani me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, por fatkeqësisht ANEA, pa marrë parasysh se ky bashkëpunim është për shkak të vullnetit të mirë të Iranit, jo vetëm që nuk e vlerësoi këtë bashkëpunim, por gjithashtu e konsideroi atë si një detyrë të Iranit.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir-Abdulahjan, të dielën, pasi mori pjesë në takimin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit, u tha gazetarëve: "Republika Islamike e Iranit gjithnjë përball sjelljes të bazuar në logjik të palës tjetër, në kuadër të logjikë ka paraqitur idetë dhe iniciativat e veta dhe i ka zbatuar ato, në të kundërtën është përgjigjur në mënyrë adekuate".
Ministri i punëve të ashtme të Iranit, ndërkohë, shprehu shpresën se grupi i masave të marra për kthimin e të gjitha palëve në marrëveshjen bërthamore ndërmerret në kuadër të ruajtjes së autoritetit të Republikës Islamike të Iranit, kërkesave dhe pritshmërive të popullit iranin".
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA) paraqet pretendime kundër Iranit, pavarësisht bashkëpunimit të tij të plotë dhe inspektimeve gjithëpërfshirëse të programit bërthamor paqësor të Iranit.