Raisi: Sanksionet nuk mund ta kufizojnë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128824-raisi_sanksionet_nuk_mund_ta_kufizojnë_iranin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Duke u mbështetur në iniciativën për veprim të përkushtuar, ne po ndjekim rrugën për të dalë nga sanksionet dhe kemi penguar vendosjen e kufizimeve”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2022 12:13 Europe/Tirane
  • Raisi: Sanksionet nuk mund ta kufizojnë Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Duke u mbështetur në iniciativën për veprim të përkushtuar, ne po ndjekim rrugën për të dalë nga sanksionet dhe kemi penguar vendosjen e kufizimeve”.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, të premten në një tubim publik grupet për zhvillim dhe progresit në Teheran, duke thënë se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithmonë ka theksuar për iniciative për punë progresiste, deklaroi: "Nëse kemi mundur të gjenim një rrugëdalje nga sanksionet, kjo ka qenë rezultat i iniciativave për punë të përkushtuar".

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Raisi tha: “Vetë amerikanët kanë deklaruar se kanë dështuar në politikën e presionit maksimal; kjo do të thotë se Revolucioni Islamik i Iranit po kalopn rrugën e ngadhënjimit dhe përparimit kurse  Amerika po kalon rrugën e rënies dhe dobësisë".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar se sanksionet duhet të neutralizohen, shtoi: “Është për t'u çuditur që amerikanët po deklarojnë se "jemi gati të arrijmë një marrëveshje me Iranin, por nga ana tjetër po e zgjasin edhe më shumë listën e sanksioneve”.

Raisi shtoi: “Kjo që ne deklarojmë se nuk u besojmë as fjalëve dhe as premtimeve të Amerikës, bota duhet të na japë të drejtë neve që të mos u besojmë atyre, për arsye se ata janë shkelës të marrëveshjes”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi: “Roli i xhihadit konstruktiv në periudhën e Mbrojtjes së Lavdishme, duke ringjallur shpresën në zemrat e të privuarve dhe të shtypurve, duke zhgënjyer armiqtë me kreativitetin dhe iniciativat e ndërmarra në qytet dhe fshat dhe risitë që krijoi në emër të Revolucionit Islamik, është shumë i rëndësishëm”.