Irani gjithmonë mirëpret negociatat racionale dhe të bazuara në rezultate
Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian në një intervistë me Joseph Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së tha: Irani gjithmonë mirëpret negociatat racionale dhe të bazuara në rezultate.
Husein Amir-Abdullahian, në një intervistë me Joseph Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, vlerësoi përpjekjet e Borrell për të arritur një marrëveshje dhe kritikoi SHBA-në për veprimet e saj jokonstruktive dhe të nxituara në miratimin një rezolute në Bordin e Guvernatorëve të IAEA-s. Teherani ka mirëpritur gjithmonë negociatat racionale të bazuara në rezultat, por për të arritur një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme, është e nevojshme që pala tjetër të heqë dorë nga sjelljet e saj të dyfishta dhe kontradiktore. Amir Abdullahian shtoi: Pas miratimit të rezolutës në Bordin e Guvernatorëve të IAEA-s, ne kemi treguar se nuk do të tërhiqemi nga të drejtat e kombit dhe nëse Shtetet e Bashkuara duan të vazhdojnë sjelljen e tyre jokonstruktive, do të përgjigjen siç duhet. Amir Abdullahian shtoi: Irani nuk është distancuar kurrë nga tryeza e bisedimeve. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell gjithashtu në një intervistë telefonike tha se dëshiron të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Rruga për të dalë nga situata aktuale është ndjekja e diplomacisë dhe shmangia e veprimeve jokonstruktive. Duke pranuar vullnetin konstruktiv të Iranit për të arritur një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme, shefi i politikës së jashtme të BE-së tha: Nuk jemi larg arritjes së një marrëveshjeje dhe tani është koha që bisedimet të rifillojnë shpejt dhe të punojmë shumë për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve. Borrell shtoi: Unë jam i gatshëm të bëj përpjekjet e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur rezultatin për të cilin kanë rënë dakord palët.