Presidenti i Kazakistanit viziton Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128918
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një ceremonie zyrtare në Kompleksin Historiko-Kulturor Saadabad në Teheran, priti presidentin e Republikës së Kazakistanit.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Qershor 19, 2022 14:46 Europe/Tirane
  • Presidenti i Kazakistanit viziton Iranin

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një ceremonie zyrtare në Kompleksin Historiko-Kulturor Saadabad në Teheran, priti presidentin e Republikës së Kazakistanit.

Presidenti i Kazakistanit sot mbërriti në Teheran për një vizite zyrtare me ftesë të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi.

Gjatë vizitës së Kasim-Zhomart Tokajev në Teheran, janë planifikuar bisedime dypalëshe në nivelin më të lartë mes të të dy vendeve, si dhe nënshkrimi i një sërë dokumentesh për bashkëpunim mes Iranit dhe Kazakistanit.

Takimet me presidentin e Iranit, mbajtja e një takimi të përbashkët të delegacioneve të nivelit të lartë të dy vendeve dhe nënshkrimi i disa dokumenteve për bashkëpunim dhe memorandume, do të jenë ndër planet e vizitës njëditore të presidentit të Kazakistanit në Teheran.

Zyra për informim e Presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Iranit, sot (e diel) gjatë një ceremonie zyrtare, ka pritur zyrtarisht presidentin e Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev, në kompleksin Historiko-Kulturor Saadabad në Teheran.

Në ceremoni, pasi u këndua himni kombëtar i Republikës Islamike të Iranit dhe i Kazakistanit, presidentët e të dy vendeve vizituan njësinë ceremoniale dhe më pas njohën me njëri-tjetrin delegacionet e nivelit të lartë shoqërues.