Irani dhe Kazakistani nënshkruajnë 9 memorandume dhe dokumente për bashkëpunim
Në prani të presidentëve të Republikës Islamike të Iranit dhe Kazakistanit, janë nënshkruar 9 memorandume dhe dokumente për bashkëpunim mes Iranit dhe Kazakistanit.
Në prani të presidentëve të Iranit dhe Kazakistanit, Sejed Ebrahim Raisi dhe Kasim-Zhomart Tokajev, u nënshkruan nëntë dokumente bashkëpunimi dhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Iranit dhe Kazakistanit.
Zyra për informim e Presidences së Iranit njoftoi se në fillim të ceremonisë së nënshkrimit të dokumenteve për bashkëpunim mes të dy vendeve, Raisi dhe Tokajev nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët.
Pas nënshkrimit të dokumenteve dhe memorandumeve, presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Kazakistanit, Sejed Ebrahim Raisi dhe Kasim-Zhomart Tokajev, do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Përpara ceremonisë së nënshkrimit të dokumenteve për bashkëpunim, Raisi dhe Tokajev; zhvilluan një takim dypalësh për të diskutuar çështje rajonale dhe tema me interes të përbashkët për të dy vendet.
Ceremonia zyrtare e pritjes së Kasim-Zhomart Tokajev, presidentit të Kazakistanit, u zhvillua sot (e diel) në Teheran, në kompleksin kulturo-historik të Saadabad.
Presidenti i Kazakistanit një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, mbërriti sot në Teheran me ftesë zyrtare të presidentit iranian, pas pjesëmarrjes në Forumin e 25-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg të Rusisë.
Një delegacion prej rreth 40 biznesmenësh dhe tregtarë e aktivistë ekonomikë të Kazakistanit e shoqërojnë presidentin kazak gjatë vizitës në Teheran.
Tokayev është presidenti i dytë i Kazakistanit, pas 30 vitesh të sundimit të Nursultan Nazarbajev.
Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe Kazakistanit u takuan vitin e kaluar në 2021 në margjinat e Samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait në Taxhikistan dhe u ra dakord për të rritur bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë bashkëpunimin hekurudhor.
Përpara se Tokajev të mbërrinte në Teheran, treni i parë i korridorit të ri hekurudhor KITI (Kazakistan-Turkmenistan-Iran-Turqi) mbërriti në stacionin hekurudhor të Teheranit, duke transportuar 24 vagonë të shkurtër që transportonin 48 kontejnerë me squfur në Turqi dhe më pas në Evropë.
Gjatë presidencës së njëvjeçare të Sejed Ebrahim Raisi, vëmendja për forcimin e marrëdhënieve të Iranit me fqinjët dhe vendet mike ndërrajonale mori vrull dhe gjatë kësaj periudhe u zhvilluan vizita midis zyrtarëve të lartë iranianë dhe vendeve si Rusia, Katari, Omani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Venezuela.