Paralajmërimi i Iranit për trendin në rritje të Islamofobisë në botë
Majid Takht Ravanchi, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, paralajmëroi për trendin në rritje të Islamofobisë në botë dhe zgjerimin e fyerjes ndaj besimeve fetare e përshkroi si një sfidë kryesore për promovimin e bashkëjetesës paqësore midis kombeve midis kombeve.
Sipas Irna, Majid Takht Ravanchi në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të KB që u mbajt për të përkujtuar Ditën Botërore kunbdër Urrejtjes, mirëpriti emërtimin e kësaj dite dhe tha se zgjerimi i urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës shkaktojnë vuajtje të mëdha për shoqëritë në veçantë për myslimanët e vendeve të ndryshme. Procesi nën hijen e disa qeverive të mediave anti -islamike dhe promovimi i tij çon në veprime politike siç janë kufizimi i hixhabit, djegia e Kuranit dhe fyerja për simbolet fetare. Në takim, Majid Takht Ravanchi gjithashtu theksoi nevojën për t'i kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së abuzimit të grave dhe vajzave myslimane për shkak të veshjes të tyre dhe tha: Tendencat e tilla të bazuara në islamofobinë kanë krijuar një ambient të favorshëm për dhunën dhe ekstremizmin e dhunshëm, gjë që është një kërcënim serioz për kohezionin shoqëror, si dhe sigurinë dhe mirëqenien e të gjitha shoqërive. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit për Kombet e Bashkuara gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesit të regjimit sionist, duke thënë se regjimi sionist është i njohur për zbatimin e politikave raciste dhe të urrejtjes dhe përpjekjet e përfaqësuesit të regjimit për polemika mediatike kundër të tjerëve, nuk mund të fshehë këto sjellje të regjimit sionist. Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB, e cila u miratua vitin e kaluar, 18 qershor është caktuar si Dita Botërore kundër urrejtjes.