Amir Abdullahian shpreh ngushëllime për popullin e goditur nga tërmeti në Afganistan
Në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm iranian shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të tërmetit në Afganistan, i cili la shumë të vdekurit dhe të lënduar.
Sipas IRNA, Husein Amir-Abdullahian në Twitter të enjten në mëngjes në reagim ndaj tërmetit pranë qytetit Khost në Afganistanin juglindor shkroi: Si fqinjë dhe vëllezër, në këto kohë të vështira ne qëndrojmë pranë popullit të nderuar dhe të durueshëm të Afganistanit. Amir Abdullahian theksoi: Kontingjenti i ndihmave nga Republika Islamike e Iranit u dërgua menjëherë në Afganistan. Një tërmet me magnitudë 6.1 mëngjesin e së mërkurës goditi Afganistanin juglindor dhe disa pjesë të Pakistanit. Një zëdhënës i talebanëve tha se numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës në Afganistan është rritur në 1,500 dhe më shumë se 2,000 të tjerë janë plagosur. Bilal Karimi shtoi se aksesi në zonat e goditura nga tërmeti është shumë i vështirë dhe kërkon mjete të posaçme. Pas tërmetit, udhëheqësi taleban Mullah Hebatullah i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave humanitare që të ndihmojnë popullin e vendit. Papa Françesku, udhëheqësi katolik i botës, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për të lënduarit dhe viktimat e tërmetit dhe i bëri thirrje botës që të ndihmojë Afganistanin të përballet me pasojat shkatërruese të tërmetit.