Raisi: Irani nuk do të largohet nga tryeza e bisedimeve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Irani nuk do të largohet nga tryeza e bisedimeve për të hequr sanksionet.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, mbrëmë (e shtunë) në intervistën e tij të gjashtë televizive për të folur me popullin iranian, në lidhje me vizitën e shefit të politikës së jashtme të BE-së në Teheran, deklaroi se Irani nuk synon të mbyllë negociatat por ai nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e veta" dhe shtoi: Politika jonë është heqja e sanksioneve dhe këto sanksione duhet të hiqen sa më shpejt. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se pala tjetër duhet t'i kthehet detyrimeve të saj, duke shtuar: Përveç rrugës së negociatave, ne po ndjekim edhe rrugën e neutralizimit të sanksioneve. Raisi rezolutën kundër Iranit në Bordin e Guvernatorëve dhe gjatë negociatave për heqjen e sanksioneve e quajti një veprim të gabuar dhe tha: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar pesëmbëdhjetë herë se nuk ka asnjë devijim në aktivitetin bërthamor të Iranit. Raundi i tetë i bisedimeve për heqjen e sanksioneve në Vjenë, i cili filloi më 27 dhjetor 2021, hyri në një fazë pezulli më 11 mars 2022, me sugjerimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe negociatorët u kthyen në kryeqytetet e tyre për konsultime politike. Shumica dërrmuese e vendeve pjesëmarrëse në bisedime dëshirojnë një përfundim sa më të shpejtë të bisedimeve. Prandaj, shefi i politikës së jashtme të BE-së mbërriti në Teheran të shtunën dhe, pas konsultimit me ministrin e Jashtëm iranian, Husein Amir Abdullahian, njoftoi përpjekjet për të thyer bllokimin dhe për të rifilluar bisedimet për heqjen e sanksioneve në Vjenë.