Raisi: Sistemi hegjemonist mbështet rrymën e hipokrizisë dhe hipokritëve (MEK)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i129276-raisi_sistemi_hegjemonist_mbështet_rrymën_e_hipokrizisë_dhe_hipokritëve_(mek)
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: Sistemi hegjemonist dhe arrogant e ka mbështetur gjithmonë rrymën e hipokritëve të MEK.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 28, 2022 16:26 Europe/Tirane

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: Sistemi hegjemonist dhe arrogant e ka mbështetur gjithmonë rrymën e hipokritëve të MEK.

Në mbrëmjen e 28 qershorit 1981, Ajetullah Sejed Muhamed Husseini Beheshti, kreu i atëhershëm i Gjykatës së Lartë dhe më shumë se 70 figura të shquara politike, duke përfshirë katër ministra, disa zëvendësministra, 27 deputetë dhe një grup anëtarësh nga Partia e Republikës Islamike, u vranë nga një shpërthim në selinë e partisë dhe ranë dëshmor. Konferenca Kombëtare e Gjyqësorit u mbajt sot (e hënë) në prani të krerëve të tre degëve kryesore të pushtetit të vendit në sallën e Samiteve.  Sipas Iran Press News Agency, Presidenti i Iranit "Sejed Ibrahim Ra'isi" në Konferencën Kombëtare të Gjyqësorit, duke uruar Javën e Gjyqësorit drejtuesve dhe punonjësve dhe gjyqtarëve punëtorë të gjyqësorit dhe duke përkujtuar dëshmorët e 7-të Tir dhe dëshmorin e përvuajtur Dr.Beheshti tha: Rryma e hipokrizisë (MEK), me mbështetjen e sistemit hegjemonist, vendosi të vriste fizikisht frontin revolucionar, rrymën revolucionare dhe simbolet e revolucionit. Duke përshkruar ngjarjet e viteve 1981 presidenti tha: hipokritët e MEK gjatë këtyre viteve kanë bërë shumë atentate. Raisi theksoi:  Hipokritët e MEK sulmuan figurat që ishin simbol i revolucionit, luftës dhe rezistencës duke përhapur thashetheme, shpifje dhe trillime. Presidenti gjithashtu tha:  Në këto 40 vjet në vend ka ndodhur incidente dhe terrore, në të cilat shihen gjurmët e MEK dhe rryma e hipokritëve është munduar gjithmonë që me mbështetjen e sistemit hegjemonist të vazhdojë prapësitë e saj, por nuk ka patur dhe nuk do të ketë sukses. Duke theksuar se amaneti dhe rruga e ndritur e Dëshmorit Beheshti do të vazhdojë, Raisi iu referua përpjekjeve të tij për strukturimin e sistemit islam dhe tha: Strukturën ekzistuese në sistemin islam e kemi nga mendimi, ideja dhe pena e martirit Beheshti dhe e të urtëve të Kuvendit të parë të Ekspertëve dhe duhet t'u jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre.