Bagheri Kani: Katari tregoi vullnet të mirë duke pritur bisedimet në Doha
(last modified Wed, 29 Jun 2022 18:49:50 GMT )
Qershor 29, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Katari tregoi vullnet të mirë duke pritur bisedimet në Doha

Drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Bagheri Kani, të mërkurën e përshkroi pritjen nga qeveria e Katarit të raundit aktual të negociatave për heqjen e sanksioneve si një shprehje të vullnetit të mirë të Katarit në promovimin e dialogut dhe ndërveprimit.

Bagheri Kani, sot në mëngjes zhvilloi bisedime me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe diskutoi për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve dhe zhvillimet rajonale. Gjatë takimit, Bagheri Kani e cilësoi miqësinë dhe vëllazërinë mes dy vendeve si një pasuri të vlefshme për përmirësimin e gjithanshëm të lidhjeve ndërmjet Teheranit dhe Dohas dhe nënvizoi vendosmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Ministri i Jashtëm i Katarit, nga ana e tij, foli për vizitat reciproke të Presidentit iranian dhe Emirit të Katarit dhe e cilësoi zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë këtyre vizitave si një shfaqje të vullnetit serioz të liderëve të të dy vendeve për të zgjeruar marrëdhëniet në të gjitha sferat. Bagheri Kani nënvizoi se Irani mbështet rolin konstruktiv të Katarit në arenën rajonale dhe ndërkombëtare dhe e cilësoi pritjen nga qeveria e Katarit të raundit aktual të negociatave për heqjen e sanksioneve anti-iraniane si një shfaqje të vullnetit të mirë të Katarit në promovimin e dialogut dhe ndërveprimit.