Raisi paralajmëron fqinjët: Izraeli minon sigurinë kudo që fiton terren
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, theksoi se prania izraelite në rajon vetëm sa ngjall tensione, duke paralajmëruar se regjimi okupues sionist minon sigurinë kudo që arrin të fitojë një terren.
Deklaratat e tij u bënë të mërkurën gjatë takimit të Presidentit Raisi me homologun e tij azer, Ilham Aliev, në margjinat e samitit të 6-të të krerëve të shteteve bregdetare të Detit Kaspik në Ashgabat, Turkmenistan. “Prania e regjimit sionist në çdo rajon minon sigurinë atje”, tha Raisi, duke shtuar se siguria në rajon mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të vendeve të rajonit dhe fqinjëve të Detit Kaspik. Ai e përshkroi Iranin si një "mik në kohë të vështira" që nuk do t'i linte kurrë vetëm aleatët e tij. Duke komentuar samitin, Presidenti i Iranit tha se një nga përfitimet më të rëndësishme të mbajtjes së takimeve të tilla rajonale është se ato çojnë në mirëkuptim më të madh midis vendeve fqinje. Raisi bëri thirrje për zgjerimin e lidhjeve midis Iranit dhe Azerbajxhanit, duke thënë se aftësitë teknike, gjeopolitike dhe logjistike të Iranit, përfshirë në fushën e tranzitit dhe transportit, janë bazë e përshtatshme për bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve. Aliev, nga ana e tij, tha se promovimi i marrëdhënieve dypalëshe është përshpejtuar që nga takimi i tij i mëparshëm me z. Raisi në margjinat e Samitit të ECO në Ashgabat. “Shpresoj që takimi ynë i sotëm të forcojë procesin e zhvillimit të marrëdhënieve dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha Presidenti i Azerbajxhanit.