Presidenti Raisi: Të ruajmë Detin Kaspik si rajon paqeje dhe miqësie
(last modified Wed, 29 Jun 2022 18:54:33 GMT )
Qershor 29, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Të ruajmë Detin Kaspik si rajon paqeje dhe miqësie

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se shtetet bregdetare duhet të bëjnë çmos për të mbrojtur Detin Kaspik si një rajon i miqësisë dhe paqes.

Presidenti Raisi i bëri këto komente duke iu drejtuar samitit të gjashtë të krerëve të shteteve bregdetare të Detit Kaspik që po zhvillohet në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat. “Republika Islamike e Iranit e konsideron Detin Kaspik si detin e miqësisë dhe paqes dhe një faktor për afrimin e popujve të rajonit dhe shpreh gatishmërinë e saj për bashkëpunim të gjithanshëm bazuar në respektin dhe interesat reciproke”, tha në fjalën e tij Presidenti iranian. Presidenti Raisi shprehu kënaqësinë që mes vendeve bregdetare të Detit Kaspik ekziston një bashkëpunim i mirë dhe konstruktiv në fusha të ndryshme të transportit, tregtisë, mjedisit dhe sigurisë, si dhe në luftën kundër burimeve rajonale të krimit dhe pasigurisë. Ai tha se një konventë ligjore e Detit Kaspik që pasqyronte të drejtat dhe detyrimet e shteteve bregdetare u finalizua dhe u nënshkrua në takimin e fundit të samitit të Kaspikut në Aktau në vitin 2018. Presidenti i RII vuri në dukje se zbatimi i kësaj konvente mund të çojë në bashkëpunim të mëtejshëm midis pesë shteteve bregdetare. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për përcaktimin e kufijve të shtratit dhe nënshtratit të Detit Kaspik. Duke iu referuar lehtësimit të kufizimeve të pandemisë së COVID-19, Presidenti Raisi tha se Republika Islamike e Iranit është e gatshme t'u sigurojë shteteve bregdetare të Detit Kaspik akses tranzit në portet jugore iraniane të Gjirit Persik dhe të Detit të Omanit. Ai tha se Irani dhe shtetet e tjera bregdetare të Detit Kaspik kanë arritur së fundi marrëveshje për eksportet e produkteve bujqësore dhe minierave, si dhe për shkëmbimin e naftës, gazit dhe energjisë elektrike, të cilat ai besonte se janë tregues të një periudhe të re të bashkëpunimit strategjik. Në fund, Presidenti iranian shprehu gatishmërinë e Iranit për të pritur Samitin e 7-të të krerëve të shteteve bregdetare të Detit Kaspik.

 

Tags