IRGC dënon kërcënimet e Biden
Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik publikoi në Twitter një postim paralajmërues në përgjigje të deklaratave të Presidentit të SHBA në lidhje me mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj objekteve bërthamore të Iranit si opsion i fundit.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, sot (e enjte) në një postim në Twitter, në përgjigje të deklaratave kërcënuese të presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se durimi i Republikës Islamike të Iranit ndaj veprimeve të Perëndimit dhe qëndrimeve politike dhe tendencioze të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike , nuk do të zgjasë përgjithmonë. IRGC në këtë postim në Twitter në një lëvizje të jashtëzakonshme përdori hashtagun #nuclear_deterrence. Presidenti amerikan Joe Biden, i cili këtë javë shkoi në territoret e pushtuara për një vizitë rajonale, përsëriti pretendimet e rreme të zyrtarëve amerikanë kundër programit paqësor bërthamor të Iranit. Biden ngriti gjithashtu mundësinë e sulmit ndaj objekteve bërthamore të Iranit në përputhje me iluzionet dhe pretendimet e liderëve të regjimit sionist.