Erdogan mbërriti në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i129996-erdogan_mbërriti_në_teheran
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë për një vizitë 2-ditore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2022 12:58 Europe/Tirane
  • Erdogan mbërriti në Teheran

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë për një vizitë 2-ditore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Erdogan do të marrë pjesë në takimin e 7-të të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Iran-Turqi me praninë e Sejed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit. Në këtë takim do të vlerësohen gjerësisht marrëdhëniet Iran-Turqi dhe do të shqyrtohen masat dypalëshe për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Sot, e martë, Erdogan do të marrë pjesë edhe në takimin e 7-të të liderëve të procesit të Astanës. Në këtë takim trepalësh, Ajetollah Raisi, Erdogan dhe Vladimir Putin do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Siri dhe luftën kundër terrorizmit. Në margjinat e këtij takimi, Erdogan pritet të ketë një takim dypalësh me homologun e tij rus. Presidenti i Rusisë sot do të vizitojë Teheranin.  Në Teheran sot (e martë) do të mbahet samiti i shtatë i procesit të Astanës me prezencën e presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë. Bisedimet e Astanës kanë nisur që nga janari 2017 me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit dhe bashkëpunimin e Rusisë dhe Turqisë, me qëllim vendosjen e paqes në Siri.