Raisi: Irani do të vazhdojë të mbështesë Sirinë me më shumë fuqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130032-raisi_irani_do_të_vazhdojë_të_mbështesë_sirinë_me_më_shumë_fuqi
Presidenti i Iranit i konsideroi sanksionet si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe tha: Republika Islamike e Iranit vazhdon të mbështesë Sirinë me forcë më të madhe dhe theksoi se pavarësia e Sirisë është e pacenueshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2022 03:38 Europe/Tirane
  • Raisi: Irani do të vazhdojë të mbështesë Sirinë me më shumë fuqi

Presidenti i Iranit i konsideroi sanksionet si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe tha: Republika Islamike e Iranit vazhdon të mbështesë Sirinë me forcë më të madhe dhe theksoi se pavarësia e Sirisë është e pacenueshme.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA; Ajetollah Sejed Ebrahim Raisi,  në takimin e shtatë të garantuesve të procesit të Astanës, që u mbajt në Teheran me praninë e presidentëve të Turqisë dhe Rusisë, theksoi nevojën për ruajtjen e integritetit territorial dhe respektimin e pavarësisë së Republikës Arabe Siriane. Përcaktimi i fatit të këtij vendi duhet të bëhet nga populli i tij përmes dialogut siriano-sirian pa ndërhyrje të huaja. Presidenti i Iranit deklaroi: Si vende garantuese të procesit të Astanës, ne kemi mbështetur gjithmonë zgjidhjen politike në kuadrin e marrëveshjeve të bëra, duke përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve kushtetuese në Siri dhe theksojmë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin në rajon, duke përfshirë këtu edhe Sirinë. Raisi përmendi gjeneralin dëshmor Haxh Kasem Sulejmani si simbol të qëndresës dhe rezistencës dhe luftës kundër terrorizmit dhe tha: Lufta e fuqishme e Republikës Islamike kundër lëvizjeve terroriste ka qenë një përvojë e suksesshme dhe lufta serioze dhe e pamëshirshme kundër terrorizmit do të jetë padyshim e suksesshme. Raisi tha se bashkëpunimi i Iranit, Rusisë dhe Turqisë me qeverinë në Siri është gjithmonë i nevojshëm për të vendosur paqen dhe për të zbatuar marrëveshjet për të garantuar sigurinë e Sirisë. Ne besojmë se korniza e procesit të Astanës ka qenë e suksesshme dhe këto negociata kanë pasur rezultate të mira dhe kjo metodë duhet të vazhdojë për siguri dhe progres. Presidenti i Republikës Islamike shprehu shpresën se në këtë takim do të merren vendime konstruktive dhe të dobishme, në mënyrë që nëpërmjet këtyre vendimeve të  vazhdojë dhe forcohet procesi i paqes në Siri dhe të arrithet prosperiteti i qëndrueshëm për popullin e Sirisë.