A do ta dëgjojë Erdogani këshillën e Iranit?
(last modified Wed, 20 Jul 2022 18:21:42 GMT )
Korrik 20, 2022 20:21 Europe/Tirane
  • A do ta dëgjojë Erdogani këshillën e Iranit?

Erdogan, 24 orë pas samitit të Teheranit, i cili aktualisht po pret ministrin jashtëm sirian, a do të përfundojë ai duke i thënë po ofertës iraniane për paqe me Damaskun?

Është e vërtetë se paralajmërimi tepër i drejtpërdrejtë nga organi më i lartë vendimmarrës i Iranit për një president turk i cili tenton të luajë shumë me sigurinë e fqinjëve të tij, shpesh në dëm të sigurisë së vetë Turqisë, ishte i paprecedentë dhe se Erdogani ka çdo interes të marrë parasysh këtë ofertë përpara se ndjekja e boshtit SHBA/NATO ta çojë atë në një përplasje të drejtpërdrejtë me Rezistencën. Rruga që çoi në takimin e liderit të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan ishte një pikë kthese për këtë të fundit, pasi bëhet fjalë për ndërmjetësimin iranian midis Ankarasë dhe Damaskut dhe që është pjesë e një cikli të diplomacisë  iraniane. Këto veprime duket se synojnë të bllokojnë synimin turk për t'u hedhur në aventurë dhe kjo tendencë sapo ka arritur kulmin e saj pas paralajmërimit të Ajetollah Khameneit drejtuar Erdoganit se "siguria e Turqisë është e lidhur me sigurinë e Sirisë" ose përkthyer ndryshe, çdo agresion turk kundër Sirisë do të përballej me një përgjigje nga Damasku. Të hënën, Rusia dërgoi komandantin e përgjithshëm të forcave të saj në Siri për t'u takuar me drejtuesit e SDF-së, të cilët ranë dakord në parim të tërhiqen nga e gjithë rruga M4 dhe t'ia dorëzonin atë rajon ushtrisë siriane, çka do të krijonte një realitet të ri në terren, në dritën e të cilit Ankaraja nuk do të ketë asnjë justifikim për të nisur ofensivën e saj. Vetëkuptohet se rezultatet e samitit trepalësh në Teheran midis presidentëve rus, iranian dhe turk janë vendimtare për fatin e operacionit të pritshëm ushtarak turk në veri të Sirisë, si dhe për mundësinë e nisjes ose shtyrjes së tij, me pak fjalë është ky samit që do t'i ofrojë Erdoganit mundësinë përfundimtare për të hequr dorë nga marrëzitë e tij, ose të shkojë në luftë. Gjatë takimeve në Teheran, Irani tregoi interesin e tij për nevojën e vendosjes së një pajtimi midis Damaskut dhe Ankarasë, bazuar në idenë e forcimit të bashkëpunimit të sigurisë dhe gjetjes së bazës së përbashkët që do të zgjidhte gradualisht dallimet dhe rivendosjen e marrëdhënieve midis të dy vendeve, veçanërisht në dritën e indikacioneve se Irani tashmë ka marrë dritën jeshile nga Siria për të kryer përpjekjet e tij, siç dëshmohet edhe nga takimi i kësaj të marte i ministrit të Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian me homologun e tij sirian Fejsal Mekdad. Ajetollah Khamenei i dha një paralajmërim të fortë dhe shumë të rëndësishëm Erdoganit: operacioni kundër Sirisë veriore shkon kundër interesave të Turqisë dhe do të jetë në dëm të saj. Sipas analistëve politikë, ky sinqeritet është i paprecedentë dhe tregon vendosmërinë e Iranit për të parandaluar Turqinë nga destabilizimi i kufijve të fqinjëve të saj. Për më tepër, në vitin 2012, Ajetollah Khamenei i kishte paralajmëruar turqit se Irani nuk do të lejonte rrëzimin e qeverisë së Bashar Asadit dhe se ishte më mirë që Ankaraja të rishqyrtonte politikën e saj, por ata nuk e bënë këtë. Deklaratat e së martës të Ajetollah Khameneit drejtuar Erdoganit, paralelisht me përforcimin e forcave të lidhura me Iranin në Sirinë veriore, mund të shihen si një ultimatum i Teheranit për Ankaranë. A do ta dëgjojë atë Erdogani? Kjo do të mësohet në ditët në vijim.