69% rritje në vlerën e mallrave të eksportuara nga kufiri Mehran
(last modified Mon, 25 Jul 2022 07:04:36 GMT )
Korrik 25, 2022 09:04 Europe/Tirane
  • 69% rritje në vlerën e mallrave të eksportuara nga kufiri Mehran

Drejtori i përgjithshëm i doganave të provincës Ilam, në perëndim të Iranit, njoftoi një rritje prej 69% të eksportit të mallrave përtej kufirit të kësaj krahine në 4 muajt e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 Ruhollah Gholami, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave iraniane, në një intervistë për IRNA të dielën tha: Në katër muajt e fundit, 1 milion e 105 mijë e 109 ton mallra janë eksportuar nga kufiri i Mehranit në Irak dhe vende të tjera, që sipas peshës dhe në vlerën e dollarit tregon një rritje prej 69%. Gholami shtoi: Mallrat kryesore të eksportit përfshijnë produkte metalike, plastikë, armaturë, produkte bujqësore, kabllo elektrike, porcelan dhe kartona. Sipas drejtorit të përgjithshëm të doganave të provincës Ilam, më shumë se 46 mijë kamionë kanë hyrë në kufirin Mehran në katër muajt e fundit. Gholami gjithashtu tha: Sasia e tranzitit nga kufiri Mehran është 65 mijë e 690 tonë, që tregon një rritje prej 171%. Qyteti kufitar Mehran është 85 kilometra në jugperëndim të Ilamit, në perëndim të Iranit, dhe është larg rreth 230 kilometra nga Bagdadi, kryeqyteti i Irakut. Ky qytet është qendra e aktiviteteve eksportuese dhe e vizitorëve nga Irani me shtetin fqinj Irakun.

Tags