Amir Abdullahian: Prania e sionistëve në rajon shkakton destabilitet dhe pasiguri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130274-amir_abdullahian_prania_e_sionistëve_në_rajon_shkakton_destabilitet_dhe_pasiguri
Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan deklaroi se prania e sionistëve në rajon po shkakton destabilitet dhe pasiguri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2022 09:32 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Prania e sionistëve në rajon shkakton destabilitet dhe pasiguri

Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdullahian, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan deklaroi se prania e sionistëve në rajon po shkakton destabilitet dhe pasiguri.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, “Amir Abdullahian” në këtë bisedë telefonike praninë e regjimit pushtues të Jerusalemit në rajon e konsideroi si shkak të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në rajon dhe shtoi se regjimi sionist takimin e fundit në Jeddah u përpoq ta kthente në një krizë në rajon, por me angazhimin e vendeve pjesëmarrëse të rajonit u theksuan çështjet e bashkëpunimit rajonal, progresit dhe sigurisë. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke iu referuar qëndrimit pozitiv të zyrtarëve të lartë të Iranit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për marrëdhëniet mes dy vendeve, më tej përshëndeti përmirësimin e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve. "Amir Abdullahian" gjithashtu në lidhje me negociatat për heqjen e sanksioneve vuri në dukje se: Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet e tij për t'i dhënë fund negociatave dhe ne jemi seriozë për të arritur një rezultat të mirë dhe të qëndrueshëm. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe gjithashtu u shpreh: “Nuk kemi dyshim se jo vetëm mund të rikthejmë ngrohtësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe të hapim horizonte të reja për marrëdhëniet dypalëshe. “Abdullah bin Zayed Al Nahyan” shtoi se ka mundësi të panumërta ekonomike tek të dy vendet, të cilat ne mund t'i shfrytëzojmë dhe vizitat e ndërsjella të zyrtarëve, biznesmenëve dhe ekspertëve kanë ndikim të madh në këtë drejtim.