Ministri i Naftës: Irani do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me OPEC-un
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130558-ministri_i_naftës_irani_do_të_vazhdojë_bashkëpunimin_konstruktiv_me_opec_un
Ministri i Naftës i Republikës Islamike të Iranit theksoi në takimin e 30-të të OPEC+, Irani do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me OPEC-un.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 03, 2022 21:15 Europe/Tirane
  • Ministri i Naftës: Irani do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me OPEC-un

Ministri i Naftës i Republikës Islamike të Iranit theksoi në takimin e 30-të të OPEC+, Irani do të vazhdojë bashkëpunimin konstruktiv me OPEC-un.

Të mërkurën, në takimin e 60-të të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj (OPEC Plus), Javad Oji tha: Irani, si një nga anëtarët themelues të OPEC-ut, ashtu si në të kaluarën do të vazhdojë bashkëpunimin e tij konstruktiv dhe mbështetjen efektive për OPEC-un, Sekretarin e ri të Përgjithshëm dhe për Sekretariatin e OPEC-ut. Ministri i Naftës i Iranit, duke nderuar kujtimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të OPEC-ut, Mohammad Sanusi Barkindo dhe duke i uruar mirëseardhjen Haitham Al Ghais, Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OPEC-ut, tha: "Zgjedhja e Sekretarit të ri të Përgjithshëm do të jetë një hap i rëndësishëm në avancimin dhe realizimin e qëllimeve kolektive të OPEC-ut dhe vendeve anëtare të tij, dhe menaxhimit të drejtë dhe të orientuar drejt së ardhmes", tha Ministri i Naftës i Republikës Islamike të Iranit.