Delegacioni i Iranit niset për në Vjenë
(last modified Wed, 03 Aug 2022 19:22:00 GMT )
Gusht 03, 2022 21:22 Europe/Tirane
  • Delegacioni i Iranit niset për në Vjenë

Negociatori kryesor i Iranit në bisedimet e Vjenës dhe delegacioni i tij shoqërues u nisën për në kryeqytetin austriak të mërkurën për të rifilluar bisedimet që synojnë ringjalljen e marrëveshjes dhe heqjen e sanksioneve.

Në një postim në Twitter të mërkurën në mbrëmje, Ali Bagheri Kani tha se ai po shkonte në Vjenë "për të çuar përpara negociatat", duke i kërkuar SHBA-së që "të shfrytëzojë mundësinë". “Përgjegjësia bie mbi ata që e shkelën marrëveshjen dhe nuk kanë arritur të distancohen nga trashëgimia e dështuar”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian duke shtuar: "SHBA duhet të shfrytëzojë mundësinë e ofruar nga bujaria e partnerëve të marrëveshja bërthamore; topi është në fushën e tyre për të treguar pjekuri dhe për të vepruar me përgjegjësi." Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani tha se Bagheri dhe ekipi i tij do të niseshin për në Vjenë për të rifilluar bisedimet. “Për disa orë, delegacioni negociator iranian do të niset për në Vjenë për vazhdimin e bisedimeve për heqjen e sanksioneve”, tha Kanani në një deklaratë. "Ky raund i bisedimeve do të paraqesë një diskutim rreth ideve që janë propozuar nga palë të ndryshme, përfshirë ato që janë paraqitur nga ana e Iranit," shtoi ai. Njoftimi erdhi menjëherë pasi zëvendës-shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Enrique Mora, tha se ai po shkonte në Vjenë për bisedimet për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015. “Rrugës për në Vjenë për të diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore”, shkroi Mora në faqen e tij në Twitter, duke thënë se bisedimet e reja do të mbaheshin në bazë të një draft teksti të propozuar nga koordinatori i BE-së.