Irani arreston 10 terroristë të ISIS-it
(last modified Thu, 04 Aug 2022 19:34:21 GMT )
Gusht 04, 2022 21:34 Europe/Tirane
  • Irani arreston 10 terroristë të ISIS-it

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi se ka identifikuar dhe arrestuar 10 anëtarë të grupit terrorist takfirist ISIS që synonte të kryente akte terrori në të gjithë vendin gjatë muajit të Muharremit.

Ministria e bëri njoftimin në një deklaratë të enjten, duke thënë se grupi "takfirist-sionist" kishte plane për të kryer disa operacione terroriste gjatë ceremonive masive të zisë për të përkujtuar Muharremin dhe përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të muslimanëve shiitë. Sipas deklaratës, regjimi izraelit u përpoq të përdorte takfiristët e ISIS-it për operacione terroriste në tubimet e zisë së Imam Huseinit (a.s), por Ministria e Inteligjencës arriti të arrestojë 10 anëtarë të grupit në rajonet perëndimore dhe jugore në të gjithë vendin. Ministria e Inteligjencës e Iranit tha se zbuloi dhe konfiskoi një sasi të madhe të pajisjeve shpërthyese, pajisjeve të komunikimit dhe armëve të grupit terrorist, duke shtuar se dy nga forcat iraniane të sigurisë kishin pësuar lëndime në shkëmbimet e zjarrit me takfiristët. Ministria i bëri thirrje publikut që të jetë më vigjilent kundër komploteve të tilla terroriste në ceremonitë e vazhdueshme të muajit Muharrem dhe paralajmëroi se regjimit pushtues izraelit dhe mercenarëve të tij takfiristë të ISIS do t'u jepet një përgjigje "dërrmuese" për tentativat e tyre të terrorit.

 

Tags