Irani synon tregun global të dronëve ushtarakë
Republika Islamike e Iranit ka arritur prej kohësh një nivel masiv prodhimi në industrinë e dronëve, duke përfshirë dronët e mbikëqyrjes dhe dronët kamikazë.
Irani tani ka një rezervë shumë të madhe të dronëve. Kështu, brenda gjashtë viteve të ardhshme, Irani mund të kapë një pjesë të konsiderueshme të tregut global të dronëve dhe të bëhet një qendër kryesore eksporti. Ndërsa Irani ka qenë në gjendje të provojë praktikisht epërsinë teknologjike të dronëve të tij ndaj atyre të Turqisë, mund të pritet që deri në vitin 2028 ai të jetë në gjendje të tejkalojë Turqinë në tregun e dronëve ushtarakë dhe të marrë një pjesë të barabartë me 25% (afërsisht 6.5 miliardë dollarë) të tregut botëror të kësaj industrie armatimi. Më 11 korrik, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan pohoi në një konferencë për shtyp se qeveria iraniane po përgatitej të dërgonte në Rusi disa qindra dronë, disa të armatosur me raketa. Për më tepër, ish-komandanti i CENTCOM, gjenerali Kenneth McKenzie zbuloi më 20 prill 2021 se bazuar në kërcënimin e dronëve iranianë, forcat amerikane për herë të parë po vepronin pa epërsi të plotë ajrore që nga Lufta Koreane. Ai ka theksuar vazhdimisht rrezikun që paraqesin dronët iranianë për forcat amerikane dhe partnerët e tyre në Lindjen e Mesme. Pohimet e tilla dëshmojnë efikasitetin dhe cilësinë e lartë të dronëve iranianë. Tregu global i dronëve ushtarakë do të vazhdojë të rritet në mënyrë dramatike në vitet e ardhshme, duke u rritur nga 11.3 miliardë dollarë në vitin 2022, në 26.1 miliardë dollarë në vitin 2028, sipas një raporti. Në vitin 2021, Turqia, duke mbajtur 25% të tregut global të dronëve, ishte në gjendje të fitonte më shumë se 3 miliardë dollarë ndërsa vlera e eksportit të dronëve iranianë në tregun global nuk është komunikuar ende. Edhe pse Turqia ka një pjesë më të madhe në tregjet globale të dronëve sesa Irani, gama e gjerë e dronëve të Iranit mund të konkurrojë me dronët turq: kur Turqia u shiti dronë rebelëve etiopianë, ushtria e këtij vendi ishte në gjendje të ndryshonte balancën e fuqisë në favor të saj duke blerë dronët iranianë. Për më tepër, para fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Turqia pajisi Kievin me dronët Bayraktar TB2, duke pretenduar se ky i fundit ishte ndër dronët më të mirë në botë. Megjithatë, numri i dronëve të rrëzuar nga ushtria ruse tregoi cenueshmërinë e dronëve turq. Zotërimi i teknologjisë së avancuar të armëve, veçanërisht në industrinë e dronëve, mund të ketë efekte indirekte pozitive në ekonominë e një vendi dhe të gjenerojë të ardhura. Në këtë kuadër, ndërtimi i linjës së prodhimit të dronëve iranianë në Taxhikistan, përveç përfitimeve ekonomike, rritjes së besimit të ndërsjellë në sektorin e sigurisë, mund të shërbejë edhe si bazë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.