Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i130606-bisedë_telefonike_mes_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_irakut
Në bisedën telefonike mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Husein Amir Abdullahian dhe ministrit të Jashtëm të Irakut, Fuad Husein, u diskutuan disa çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 05, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Irakut

Në bisedën telefonike mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Husein Amir Abdullahian dhe ministrit të Jashtëm të Irakut, Fuad Husein, u diskutuan disa çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas raportit të agjencisë IRNA, në këtë telefonatë, Amir Abdullahian vlerësoi përpjekjet e ministrit të Jashtëm të Irakut për të ndihmuar në organizimin e Haxhit të fundit për pelegrinët iranianë. Në këtë telefonatë, ministri i Jashtëm i Iranit ka ndjekur edhe fatin e një bashkatdhetari iranian i cili u arrestua në Arabinë Saudite gjatë Haxhit dhe kërkoi që të përcillte një mesazh për lirimin e tij. Amir Abdullahian, lidhur me zjarrin që ka prekur zonat e kallamishteve në jug të Irakut, i cili ka ndodhur për shkak të nxehtësisë dhe thatësirës ekstreme në rajon, theksoi: Fatkeqësisht, tymi i shkaktuar nga zjarri i madh në Irak ka prekur rëndë zonat e banuara të fushës Azadegan në provincën Khuzestan. Ai shtoi: Republika Islamike e Iranit është e gatshme për të dhënë ndihmën e nevojshme për të kontrolluar menjëherë këtë zjarr. Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hossein, sipas koordinimit të komisionerëve të kufirit njoftoi gatishmërinë dhe marrëveshjen e qeverisë irakiane për veprimin e përbashkët të dy vendeve në kontrollin e zjarreve të kallamishteve që ndodhen në territorin e irakut. Në këtë telefonatë palët diskutuan edhe për statusin e fundit të negociatave që po zhvillohen në Vjenë. Të enjten, ekipi negociator i Republikës Islamike të Iranit i kryesuar nga Ali Bagheri mbërriti në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, për të vazhduar negociatat për heqjen e sanksioneve. Negociatat e fokusuara në heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Republikës Islamike të Iranit kanë pasur progres për shkak të iniciativave të ekipit negociator iranian, por zvarritja e qeverisë "Joe Biden" për të kompensuar veprimet e paligjshme të qeverisë së mëparshme amerikane dhe vazhdimi i fushatës së presionit maksimal, ka sjellë dyshime në seriozitetin e këtij vendi për t'u kthyer në JCPOA dhe kjo ka çuar në zgjatjen e procesit të bisedimeve.