Raundi i dytë i bisedimeve mes Bagheri dhe Mora
Mbrëmjen e së enjtes është mbajtur raundi i dytë i negociatave ndërmjet anëtarit të lartë të ekipit negociator të Republikës Islamike të Iranit dhe zëvendësit të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme.
Negociatat e fokusuara në heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Republikës Islamike të Iranit kanë pasur progres për shkak të iniciativave të ekipit negociator iranian, por zvarritja e qeverisë "Joe Biden" për të kompensuar veprimet e paligjshme të qeverisë së mëparshme amerikane dhe vazhdimi i fushatës së presionit maksimal, ka sjellë dyshime në seriozitetin e këtij vendi për t'u kthyer në JCPOA dhe kjo ka çuar në zgjatjen e procesit të bisedimeve. Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, ka deklaruar shumë herë se duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara ishin pala që shkeli JCPOA, është Uashingtoni ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes duke hequr sanksionet dhe për këtë është e nevojshme të verifikohet zbatimi i detyrimeve të Amerikës. Sipas IRNA-së, në takimin e Ali Bagherit me Enrique Mora ishin të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të ekipit negociator të Republikës Islamike të Iranit. Ekipi negociator i Republikës Islamike të Iranit i kryesuar nga Ali Bagheri mbërriti në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, për të vazhduar negociatat për heqjen e sanksioneve. Mbrëmjen e së enjtes, Bagheri ka takuar dhe biseduar veçmas me Enrique Mora, zëvendëin përgjegjës për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, si dhe zëvendësin e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, “Peter Lavinsky Tiefenthal”. Gjithashtu, të enjten, Enrique Mora u takua me Robert Mali, përfaqësuesin special të SHBA për çështjet e Iranit. Bisedimet mes përfaqësuesve të Iranit dhe palëve të tjera po vazhdojnë në formate të ndryshme.